Sot i është dhënë lamtumira e fundit 18-vjeçares Marigona Osmani, e cila u vra dy ditë më parë në banesë nga bashkëshorti i saj dhe shoku i këtij të fundit.
18-vjeçarja u përcoll në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Ferizajt nga shumë qytetarë ku mes tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti tha se jeta e një vajze 18-vjeçare u shua me një vrasje mizore nga një person i cili ka precedent penal edhe për vepra të tjera.
“Vrasësi është arrestuar dhe për të duhet të ketë dënim të merituar. Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precendent penal edhe për vepra tjera. Kjo tregon se sa shumë punë tjera kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Qeveria jonë prej fillimit ka marrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që kurrë të mos përsëriten këto raste”, ka thënë ai.
Pak më parë Dardan Krivaqa ka rënë në prangat e policisë. Lajmine ka bërë të ditur zyrtari i i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini.