Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit polici Myslim Bakëri, i pranishëm në homazhe edhe Ardi Veliu (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë paradite së datës 26.07.2018, në ambientet e Pallatit të Kulturës "Margarita Tutulani" u zhvilluan homazhe në nder të Punonjësit të Policisë Myslim Bakëri i cili humbi jetën pasi u aksidentua me mjetin e policisë disa ditë më parë duke qenë në detyrë.

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë Zv. Ministri Brendshëm z.Julian Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Departamentit për Sigurinë Publike.

Drejtori Vendor i Policisë Berat Artion Duka, sëbashku me stafin e tij, përfaqësues nga institucionet vendore, Zv. kryetari i Bashkisë, Prefekti i Qarkut, Kryeprokurorja e Rrethit, koleg, miq, dashamirës dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe në nder të kujtimit të punonjësit të Policisë Bakëri.

Pas homazheve punonjësi i Policisë Inspektor Myslim Bakëri është përcjellë për në banesën e fundit, ku Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Drejtues Artion Duka gjatë fjalës së lamtumirës në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të kolegëve ka vlerësuar figurën dhe përkushtimin në punë të punonjësit të Policisë Bakëri.

Shembulli i Inspektor Myslim Bakëri dhe gjaku i derdhur nga qindra Dëshmorë të Policisë ndër vite, përbëjnë një burim frymëzimi dhe një arsye më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vazhduar më me vendosmëri punën dhe përpjekjet për të garantuar siguri dhe për të qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë komunitetit.

Punonjësi i Policisë Rrugore Myslim Bakëri, kishte një karrierë 42-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar me përkushtim e ndershmëri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu