Hapësire reklamuese

Rajoni

Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Haliti, u helmuan nga kërpudhat gjatë pushimit në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Përcillen në banesën e fundit në Gjilan, tre anëtarët e familjes Haliti që humbën jetën tragjikisht gjatë pushimeve në Shqipëri nga helmimi me kërpudha.

Ceremonia mortore për Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti u zhvillua në Gjilan mes qindra të pranishmëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pyllin e Gjirit të Lalzit, ku sipas dyshimeve të deritanishme, tre familjarët kishin ndaluar për të pushuar. Ata mblodhën disa kërpudha të cilat më pas i konsumuan.

Familjarët hodhën akuza ndaj mjekëve shqiptarë për mostrajtimin në kohë kur Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti u paraqitën në spital, për çka është hapur edhe procedim penal nga policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu