Hapësire reklamuese

Social Bomb

Përçarje në PD? Dhëndri i Sali Berishës i jep “like” postimit që ironizon kryedemokratin Basha

Shkruar nga Newsbomb

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, duket se nuk është në krahun e Lulzim Bashës.

Në një postim të bërë nga faqja e memeve “Brryli Broadëay”, e cila ironizon qëndrimet e opozitës, kryesisht të Bashës, Arbër Malltezit duket se i ka pëlqyer ky ironizim dhe i ka dhënë “like” në Facebook. 

“Falë sakrificës dhe falë qëndresës tuaj, Edi Rama sot nuk është më kryeministër....Rreeeeth flaaamuriiiit....”, shkruhet në statusin që ironizon kryedemokratin Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme një deklaratë e Sekretares së re për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, Anila Godole, e cila thoshte se PD duhet të distancohet nga Berisha, ka ngjallur debate të shumta. Ndoshta ky “pëlqim” i Malltezit mund të jetë një “hakmarrje” e vogël ndaj deklaratës së të përzgjedhurës së kryedemokratit Basha.

LEXO EDHE: Një ditë pasi mori postin në PD, Godole sugjeron “distancimin” nga Berisha: Moment i rëndësishëm për partinë, do të ketë kosto nëse…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll