Hapësire reklamuese

Politikë

“Përbmylla misionin në Ministrinë e Kulturës”, Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë

Shkruar nga Newsbomb
“Përbmylla misionin në Ministrinë e Kulturës”,

Ish-ministrja Ela Margariti ka reaguar pas përfundimi të misionit të saj 5-vjeçar në krye të Ministrisë së Kulturës. Ministri e cila u shkri, duke u krijuar një e re, ajo e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që do të drejtohet nga ministri Blendi Gonxhja.

Me anë të një psotimi në rrjetet sociale Margariti e cilëson si një rrugëtim të jashtëzakonshëm punën e saj 5-vjeçare në Ministrinë e Kulturës. Ajo falenderon kryeministrin Edi Rama që i besoi këtë post, por edhe kolegët dhe strafin e Ministrisë.

Ndër të tjera Margariti i uron suksese Gonxhes në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Postimi i plotë:

Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste.

I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri!

Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë!

Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese