Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përballja në Kushtetuese, Presidenca kërkon të merren prova shtesë për shembjen e Teatrit Kombëtar

Shkruar nga Newsbomb
Përballja në Kushtetuese, Presidenca kërkon të merren prova

Në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot seanca e parë për paditë e depozituar nga Presidenti Ilir Meta, për shembjen e Teatrit Kombëtar, shkruan newsbomb.al. Relatore për këtë padi është anëtarja Fiona Papajorgji.

Përfaqësuesi i Presidentit Meta, Bledi Dervishaj ka kërkuar që në seancë të merren prova shtesë por kjo kërkesë nuk është pranuar. Këtë e ka pohuar dhe vetë Dervishaj, i cili ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën për prova shtesë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka depozituar dy padi në Gjykatën Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar, shkruan newsbomb.al. Njëra i përket shfuqizimit të kalimit të pronësisë së Teatrit tek Bashkia Tiranës dhe tjetra shfuqizimit të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Në 17 Maj 2020, fadromat dhe efektivë të Policisë nxorën nga godina aktorët që ishin ngujuar aty dhe shembën fasadën e Teatrit. Gjatë gjithë asaj dite dhe atyre që pasuan, në Tiranë u zhvilluan protesta dhe shumë persona, aktorë, aktivistë të Teatrit dhe qytetarë u shoqëruan në Polici.

Në orën 04.00 të mëngjesit të 17 Majit 2020, hyrja e godinës së Teatrit Kombëtar u shemb.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll