
Prokurorët e SPAK janë përballur sot me mbrojtjen e përgatitur nga avokatët e Arben AHmetaj. Ardian Visha dhe Henrik Ligori kanë marrë si shembull rastin e deputetit Saimit Tahiri, për të kundërshtuar prangosjen dhe dërgimin në qeli të Ahmetaj.
Sipas tyre, edhe në rastin e Tahirit prokurorët ngritën akuza të bujshme porn ë fund dështuan ti provonin ato.
“Kërkesa që Ju po shqyrtoni nuk duhet të miratohet edhe për shkak të një precedenti të vendosur nga Kuvendi në të ashtuquajturën “çështja Tahiri”. Ai hetohej për fakte penale shumë të të rënda se ato që i kontestohen deputetit Ahmetaj – trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal – e, megjithatë, ai nuk u vendos në kushtet e arrestit në paraburgim.
Të gjithë jeni dëshmitarë të rënies së akuzave, të ngritura me aq bujë ndaj tij. I mbeti vetëm akuza “e pashmangshme” e shpërdorimit të detyrës, barka e shpëtimit ku hovin të gjitha prokurorët për të shpëtuar nderin, në rastin e akuzave të pamatura ndaj funksionarëve publikë“. - shprehen avokatët mbrojtës.
Vec arrestimit, Prokuroria e Posacme kërkon q ëish ministrit Arben Ahmetaj ti kontrollohet shtëpia. Por avokatët e gjejnë absurd këtë kërkesë, në kushtet kur në Mars 2023 është kontrolluar pa mandate nga agjentët e BKH vila ku Ahmetaj jetonte me partneren Erjola Hoxha.
“Kërkesa për arrestim pasohet nga kërkesa për të lejuar kontrollin personal dhe të banesës së deputetit Ahmetaj. Kjo kërkesë na duket pa asnjë sens juridik: aktet e kërkuara janë akte surprizë, ato nuk e realizojnë dot qëllimin për të cilin kërkohen, në rast se kryhen pasi personi që kontrollohet është vënë në dijeni të këtij qëllimi.
"Me këtë kërkesë Prokuroria e Posaçme duhet të vinte para Jush në fillim të muajit mars 2023, kur pa autorizim nga Kuvendi, hetuesit e BKH-së u urdhëruan të kontrollonin banesën e znj. Erjola Hoxha, e cila ishte banesa bashkëshortore, ku ajo jetonte bashkërisht me deputetin Ahmetaj. Si prokuroria, ashtu edhe Gjykata e Posaçme që autorizoi kontrollin, kanë qenë të ndërgjegjshme për lidhjen e tyre në bashkëjetesë; pra, duke vendosur të kontrollonin banesën e znj. Hoxha, ato ishin të ndërgjegjshme që po kontrollonin banesën e deputetit Ahmetaj pa mandat kontrolli, në cenim të Kushtetutës dhe të ligjit procedural.
Sot, kjo kërkesë rituale për kontrollin e banesës nuk e korrigjon dot pakushtetutshmërinë e aktit të kryer disa muaj më parë, duke dhunuar vullnetin e sovranit. Kjo është një arsye më tepër, që organi ligjvënës të mos e pranojë këtë kërkesë të Prokurorië së Posaçme”, përmbyllin avokatët mbrojtës, në deklaratën e siguruar dhe nga newsbomb.al.