Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përballja Ben Blushi - Çim Peka, gjykata e Apelit merr vendimin: Ja sa para' duhet t'i paguajë gazetari drejtorit të Top Channel

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_342599" align="alignnone" width=""]Cim Peka - Ben Blushi[/caption]

Gjykata e Apelit në Tiranë ka marrë vendimin për gjyqin e hapur nga Top Channel ndaj portalit Syri.net.

Me vendim të formës së prerë është vendosur që portali Syri.net t'i paguajë Top Channel dhe drejtorit Ben Blushi nga 1 mijë euro, pas lajmit të publikuar në 28 shkurt të vitit 2019.

Gjithashtu portali duhet të bëjë edhe një përgënjeshtrim të lajmit dhe të kërkojë falje publike, si dhe të fshijë lajmin, i cili konsiderohet i rremë.

Sipas këtij portali, Blushi gjobiste kompanitë e mëdha me nga 200 mijë euro, duke i detyruar të reklamonin biznesin e tyre në Top Channel.

Portali Syri.net do të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit, që kapin vlerën e 5.4 milionë lekëve të vjetra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll