Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

‘Për të vënë duart në kokë’, Artan Fuga analizon projekligjin për ASH: Ka dështuar, mendimet e mia u censuruan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku i njohur Artan Fuga tha se ligji për Akademinë e Shkencave ka dështuar, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Mediave dhe Edukimit.

Fuga i cilësoi zgjedhjet për kryetari i ASH-së farsë, ndërsa pretendon se mendimet e tij për projektligjin u censuruan.

‘Asnjë propozim apo ide e imja nuk është marrë parasysh nga ana e grupit të punës apo deputetët e ngarkuar, më atribuohen gjëra për të cilat unë kam luftuar që të hiqen nga projektligji. Procesi ligjvënës është shumë i papjekur dhe shumë farsë. Zgjedhjet që u bënë për kryetarin e Akademisë ishin një farsë, për asye që nuk ka nevojë t’i themi por mbas kësaj problemi u rimor nga kryeministri Rama. Projektligji është i dështuar edhe si frymë edhe si mision pasi nuk respekton vlerat e komunitetit shkencor. Akademia e Shkencave ka provuar se nuk e bën dot reformën pasi nuk mund të reformojë vetëveten. Në këtë grup nuk ka të jashtëm, janë të gjithë pjesë e Akademisë së Shkencave’, tha Fuga, ndërkohë analizoi nenet e projektligjit për akademinë e Shkencave.

‘Akademia e Shkencave bën për herë të dytë zgjedhje të jashtëligjshme ku kandidon dikush që është kryetar partie. Tani do vazhdojmë ne të dëgjojmë një Akademi me zgjedhje të pavlefshme? Se këtu fillon problemi. Përmbajtja e projektligjit, i bërë nga grupi i konsistuar nga Ministria e Arsimit.

Probleme të mëdha në strukturë, formulimin e  neneve dhe më ka rënë si një gjë e rëndë vendimi i Këshillit të Ministrave ku pas dy vitesh thonë gjëra që i kemi thënë para dy vitesh. Të paktën në 10 pika është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë. Si mund të thuhet Akademia institucioni më i lartë?

Ne nuk kemi hierarki. Kjo Reformë është bërë mbi bazën e ruajtjes së interesave të personave që jemi brenda atje. Nuk bëhet kështu reforma, për çdo nen mund të rrimë nga gjysmë orë për të vënë duart në kokë dhe kjo vjen se në grupin e punës nuk ka asnjë jurist. Të gjitha këto janë të pabazuar në ligje, janë në kundërshtim me ligjin.

Në pikën 5, thotë që jo akademikë mbi 75 vjeç, projektligji bie në kundërshtim me Kushtetutën. Të marrësh pjesë në një asamble ku ti zgjedh po nuk zgjidhesh. Ti ke detyrë të zgjedhësh, po nuk je i domosdoshëm, si të vish si të mos vish nuk ka gjë. Kjo nuk ka asnjë pikë ku të mbahet

Titujt akademik dhe akademik i asociuar shoqërohen me pagesë të vecantë, për çfarë? Pagesë për punën, kontributin, apo titullin? Edhe akademiku të marrë pagë më shumë, edhe akademiku të marrë, nuk është njësoj se profesori merr shtesë mbi pagën, e ka të mbështetur mbi standarde të matshme, por akademiku nuk shkon se është atje mbi bazë standardesh, por sepse zgjidhet.  

Une kam kërkuar audit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ngrini një komison hetimor parlamentar për të hetuar se çfarë bëhet me paranë publike në Akademine e Shkencave’, tha Fuga.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img