Për të shtatin vit radhazi revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka pëzgjedhur kancelaren gjermane Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë për vitin 2017.
Mësohet se vendin e parë në listë, Merkel e mori me fitoren e fundit në zgjedhjet federale në shtator të këtij viti, ku siguroi mandatin e saj të katërt.
Sakaq, vendi i dytë i ka shkuar kryeministres britanike, Theresa May, e cila u përball me një viti shumë të vështirë në të cilin partia e saj nuk arriti të marrë shumicën parlamentare në zgjedhjet të cilat u mbajtën në qershor.
E treta në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë është filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates, raporton The Guardian, shkruan newsbomb.al.
E katërta është Sheryl Sandberg, drejtore ekzekutive e Facebook, ndërsa e pesta është drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra.
Ndërkohë për herë të parë në listën e Forbes për 100 gratë më të fuqishme është radhitur edhe Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump. Ivanka renditet e 19-ta në listë.