Hapësire reklamuese

Politikë

 “Për të shkuar tek spitali, duhet traktor”, Dashnor Sula: Peqini nuk ka përfituar asnjë lekë nga Rilindja

Shkruar nga Newsbomb
 “Për të shkuar tek spitali, duhet traktor”, Dashnor

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka ngritur disa problematika të Bashkisë Peqin në seancën e sotme plenare.

Në fjalën e tij, ai tha se Peqini është e vetmja Bashki që nuk ka përfituar asnjë lekë apo investim nga “Rilindja Urbane”.

Ai vuri theksin tek rruga e spitalit,  duke thënë se është në gjendje të mjerueshme dhe se qytetarëve u duhet të shkojnë më traktor, pasi ambulanca nuk mund të kalojë për shkak të gropave të mëdha.

Sula: Ne në qarkun e Elbasanit kemi shumë problematika dhe nuk do të mjaftonte kjo seancë për t’i thënë të gjitha.Por bashkia e Peqinit është e vetmja bashki që nuk ka përfituar nga Rilindja. Do t’u jap prova dhe fakte të pakontestueshme. Po ju grantoj dhe sfidoj këtë qeveri se në 5 ish-komunat nuk është investuar as dhe një metër.

Këtu bëhet fjalë për rrugën tek spitali i qytetit të Peqinit. Aty dhe me traktor nuk mund të shkohet dhe jo me ambulancë. Kjo rrugë është me gropa të mëdha. Edhe ato djem të rinj dhe të reja ikin sapo përfundojnë studimet. Banorët e këtyre komunave kultivojnë shumë nektarina dhe pjeshkë. Një problematike e madhe në komunën e Shezës është dhe shkolla, e cila është prishur. Do t’i lutesha ministres së Arsimit dhe qeverisë që ajo shkollë që është hequr, të vihet në funksion.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.