Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Për të mirën e sigurisë dhe lirisë”, KFOR: Po shtojmë praninë e aktivitetit në veri të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
“Për të mirën e sigurisë dhe lirisë”, KFOR:

KFOR ka konfirmuar e po shton praninën në veri të Kosovës, pas ngjajres së shënuar 9 ditë më parë ku terroristë serbë sulmuan policinë e Kosovës, duke shënuar një viktimë dhe dy të lënduar.

KFOR në një përgjigje për “rtv21” thotë se qëllimi i tyre është të ruhet mjedisi i sigurt dhe lëvizja e lirë në veri.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës. Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. KFOR-i do të vazhdojë të rregullojë qëndrimin e tij, sipas nevojës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR-i gjithashtu ka kërkuar riangazhim në dialog, pasi që sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet

”Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve” tha KFOR ndër tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese