
Kreu i PD, Lulzim Basha në Kuvend ka folur për aferën e ineneratorëve.
Ai edhe një herë i ka bërë thirrje SPAK që të arrestojë zyrtarët që janë të përfshirë në këtë aferë.
“Por askush nuk ka dyshim që ju keni vjedhur 430 milion euro popullit. Me vjedhjen më të madhe të 30 viteve. Këto fakte sot nuk janë më denoncimet e 6 ose 7 viteve të opozitës ,por janë fakte të zbuluara nga komisioni hetimor.
Për të kapur drejtësinë jeni futur shkopa nën rrota. Qëndrimi ynë është i qartë nga njëra anë cdo punëtor i SPAK dhe BKH duhet ta dinë se kanë mbështetjen e PD dhe opozitës në shkuarjen në fund të kësaj afere. SPAK bëni detyrën tuaj komisoni i ka nxjerrë kush janë të përfshirë mos i lini makinat e policisë të kthehen bosh në mes të natës, por të kthehen me zyrtarët me pranga në duar” tha Basha.