Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

“Për të gjithë beogradasit të cilëve iu vra Esat Toptani; lexoni fjalimin e Gjergj Fishtës në funeralin madhështor të Avni Rustemit”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nderimi i figurës së Avni Rustemit nga presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Urdhri i Flamurit” ka nxitur një sërë reagimesh, disa tepër radikale duke e quajtur patriotin dhe aktivistin e madh shqiptar si “një vrasës me pagesë”.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela. Ai i quan “beogradas” ata të cilët kanë sulmuar figurën e Avni Rustemit, ndërsa risjell në rrjetet sociale fjalimin e At Gjergj Fishtës në funeralin e tij.

Shkrimi i plotë i Ngjelës:

Për të gjithë ata beogradas të cilëve iu vra Esat Toptani; dhe që shqetësohen për Avni Rustemin:

Po iu postoj pjesën më të bukur të fjalimit të Gjergj Fishtës, në funeralin madhështor të Avni Rustemit…

Pjesë e fjalimit të Gergj Fishtës në varrimin e Avni Rustemit…

Hajde, Avni, pra, tash me u da pergjithmonë. E sa per punë të Shqipnis mos ban merak: Un, që ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën ktu mbi grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë e Shqipnija ka me perparue e lirë e lulzueme; pse në nji anë deka ka me herrë, ka me korrë, ka me shkmesë ket frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh e farizejsh, neper kthetrat e të cilvet sod fati i atdheut âsht tue u pershku; në tjetrën anë Perendija i amshueshëm ka me shndritë mendjen e ka me dikue aq fort fuqî në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me nji atdhedashtnî të vertetë, ta mbajë Shqipnîn, ta bâjë me perparue e me lulëzue krahas me kombe të tjera të qytetnueme. Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnija!”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img