Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

“Për shkak të keqmenaxhimit janë me më shumë borxhe në republikë,” Rama: Koha që ujësjellësit përdoreshin si vende pune për krushq e militantë ka marrë fund

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dy ambasadorët Luigi Soreca dhe Peter Zingraf, ndodhen paraditen e sotme në Kamëz ku po inagurohet godina e re e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se brenda këtij viti do të ketë 24 orë ujë në qendrat urbane të Shqipërisë.

Ai u shpreh se sa i përket pjesës së ndërmarrjes së ujësjellësit, ka pasur dhe ka një problem pasi nuk ka burime njerzore të kualifikuara, por punësohen militant partie, kushëri apo krushq.

“Duhet pasur parasysh që këto investime janë invetime në siteme të paprekura që në vitet 60-70. Edhe atë kohë kanë qenë sisteme që nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë në një pjesën të madhe të tyre. Është e mirkuptueshme e që të thonë akoma merremi me ujin në vitin 2021. Merremi sepse është një punë që asnjë herë më parë nuk u nis nga A për të shkuar te Zh.

Në periudhën e tranzicionit shumë fonde dedikuar furnizimit me ujë të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë  që të investohet në një projekt të integruar. Ne kemi humbur shumë prej këtyre fondeve përtej faktit që ka pasur abuzime.

Jemi në kushtet sot kur mund të themi se brenda këtij viti do të kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe qendrash urbane. Dhe pastaj, Tirana ku investimet janë masive do të duhet pak më shumë kohë për të arritur në përmbyllje  e plotë të tyre. Sidomos mbështetja e qeverisë gjermane dhe zciceriane, patjetër edhe BE në këtë veçim kam parasysh diçka tjetër janë kyçe jo thjeshtë në aspektin e fondeve por shoqërimit të gjithë këtij procesi në rritjen e kapaciteteve, Ujësjellësi kanë qenë historikisht ndërmarrje për të punësuar militantë, krushq, kushërinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar. Jo vetëm kaq, pro ndërmarrjet e ujësjellësit për shkak të keqmenaxhimit janë me më shumë borxhe në republikë. Një pjesë e madhe e atyre vazhdojnë ti akumulojnë. Sasia  borxheve është më e madhe se e OSHEE. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk mund të jenë gjë tjetër vecse ndërmarrje me kapacitete të plota. Në këtë aspekt kemi shembuj pozitivë si rezultat i mbështetjes së qeverisë gjermane dhe zvicerane,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img