Nga Suela Musta
Në harkun kohor të një jave, në Tiranë u merret jeta në mënyrë tragjike, 5 vajzave dhe nënave të reja. Plagosen disa të tjera….Shkaku?? Kriminaliteti që rritet brenda meshkujve tanë fillimisht në formë papërgjshmërie, mungese edukate, e më pas shpërthen në akte vrastare me kallashnikov, me gara makinash dhe me shumë instrumenta të tjerë. Ky nuk është një qëndrim revolte, me qasje gjinore, pra neve gratë kundër atyre ..burrave. Aspak
Ky është një apel që sot duhet ti drejtojmë vajzave dhe grave kudo nëpër Shqipëri. Merreni me përgjegjësi jetën, martesën, familjen, argëtimin. Mos ja leni në dorë, fatet tuaja djemve dhe burrave që ju shohin vetëm si qënie për të zbrazur dhunën që rritet brenda tyre çdo ditë, me shpejtësi Ferrari apo me zbrazje karrikatori.
Refuzoni dhe kurrë mos i afroni këto modele meshkujsh që nuk ofrojnë as edhe minimumin e një sjellje normale apo të çdo lloj standardi jetese civile
Sot dhe më parë, reflektimi duhet ti takojë dhe atyre qindra shoqatave civile me dhe pa aktivitet zyrtar, në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave, të protestojnë me rezistencë pranë institucioneve të sigurisë, rendit dhe drejtësisë, të cilët nuk dënojnë përgjegjësit e këtyre krimeve,por i tolerojnë dhe i stimulojnë ata në emër të ligjit.
Vitet e fundit Shqipëria numëron me mijëra gra dhe vajzave të ikura jashtë me dëshpërim, edhe për këtë arsye…u merret jeta….në emër të një jete më të mirë…