Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Për Ramën e Bashën a ekzistojnë shqiptarët jashtë kufijve?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Naser PAJAZITI

Shqipëria po hyn në fazën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit dhe ajo që mund të shihet është një “deja vu” e fushatave të kaluara me aktorët e ngjajshëm,  që janë pjesë e  luftës së ashpër, tensioneve, premtimeve të bujshme për një jetë më të mirë, për lekë me bollëk, heqje taksash, parajsë në turizëm, autostrada e aeroporte. Një fushatë puro “alla shqiptarçe” brenda kornizave të asaj Shqipërie të arnuar me majtistë e djathtistë. Kaluan 30 vite të postkomunizmit, nuk është dëgjuar një premtim, plan apo strategji për shqiptarët jashtë kufijve.

Në Nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet:  Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Por, çka se ky nen, kur nuk flitet as edhe një fjalë sidomos për shqiptarët e komunave Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, që kanë ngelur të boshatisura dhe ditë për ditë po përjetojnë goditjet e rënda të diskriminimit dhe spastrimit nga tokat e tyre.  

Cili është plani konkret për këta shqiptarë që Serbia po i dëbon çdo ditë përmes një plani të heshtur të tokës së djegur përmes shlyerjes së tyre nga dokumentet zyrtare, që nënkupton dëbim, përvetësim dhe pushtim të tokave e shtëpive të tyre. Nuk ka asgjë, kot!

Asnjë edhe një fjalë, premtim e plan për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Për të ngritur zërin ndaj padrejtësive, diskriminimit  e halleve të tyre që janë të ngulfatura nga politikanët e akomoduar në kolltuqet e pushtetit në Shkup, për të ndihmuar në fusha të caktuara,  në arsim, kulturë, me gjitha resurset e nevojshme, shkëmbime për turizëm, sport si dhe sfera të tjera ku nevojitet dora e shtetit shqiptar për pjesën e kombit jashtë kufirit. Pse një libër dhe gazetë serbe vjen në Shkup pa pikë barriere, derisa për 30 vjet nuk po ndjejmë librin dhe shtypin shqiptar që tashmë është edhe drejt shuarjes.

Edhe me Kosovën si shtet thuajse është një situatë e ngjajshme. Cilat janë marrëveshjet e realizuara dhe të zbatuara nga mbledhjet e dy Qeverive të përbashkëta, që ishin mbajtur viteve të fundit, dhe që pas disa muajve përfundonin me idhnime dhe hatërmbetje mes kryeministrave.

Pse ky mosinteresim apo edhe injorim, kur shohim se shtetet fqinje kanë strategji dhe plane speciale për bashkëkombasit e saj jashtë kufijve. Pse kjo molisje kombëtare pikërisht nga qendra e shtetit shqiptar.

Ta marrim shembullin e Serbisë që në vitin 2020 që lam pas për serbët në Kosovë dhe  strukturat paralele ka ndarë 89 milionë euro.  Rreth 63.7 milionë euro janë planifikuar për Zyrën për Kosovën të Qeverisë serbe, dhe pjesa më e madhe e fondeve janë shpenzuar për strukturat paralele apo “organet e përkohshme” të shtetit serb në Kosovë, të cilat Kosova nuk i njeh dhe të njëjtat, sipas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, duhej të integroheshin në institucionet e Kosovës.

Miliona euro në arsim (shkollat fillore dhe të mesme nëpër komunat e banuar me serb, si dhe Universitetin serb në Mitrovicë). 237,000 euro për “mbështetjen e promovimit e inovacionit” nga serbët në Kosovë. Mbi 100 mijë euro për informim për serbët si struktura paralele si dhe afër 1 milion për “mbështetjen e klerit dhe manastireve në Kosovë”.

Por janë edhe Kroacia, Hungaria dhe shtete tjera fqinje që nga buxheti vjetor ndajnë miliona për bashkëkombasit e tyre jashtë kufijve.

Ndërsa, shteti shqiptar për shqiptarët e Luginës mbahet mend për 50 mijë euro të ndara për maternitetin e Preshevës. Historike, lekë as për çamçakëza!

Por tani 25 prilli është vonë, do të kaloj e do të vijnë edhe pranvera të tjera dhe ky defokusim i politikës në Tiranë për pjesën e saj të kombit nuk është hiç më pak se një tradhëti poshtëruese!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img