Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Për një gërvishtje në makinë dhe një grusht 5 vite më parë; FOTO: Ky është 40 vjeçari që vrau sot të njohurin e tij në Peqin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Leonard Bashaliu, personi që shikoni në foton e mësipërme është 40 vjeçari i arrestuar nga Policia e Elbasanit si autor i vrasjes me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjoçaj, shkruan newsbomb.al. Ky shtetas, dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarrin shtetasin Ylber Xhahysën, i cili vdiq në spital.

“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Leonard Bashaliu rreth 40 vjeç dhe banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, rreth 45 vjeç dhe banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit”, njoftoi Policia.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i vrasjes sot të Xhahysës ka qenë një konflikt i ndodhur 5 vite më parë. Leonard Bashaliu dhe Ylber Xhahysa janë kofliktuar me njëri-tjetrin për një gërvishtje në makinë dhe një grusht. E mesa duket, kjo histori e 5 viteve më parë është rikthyer sot dhe fatkeqësisht ka përfunduar me një viktimë.

Newsbomb.al siguron fotone  autorit të vrasjes së sotme në Peqin. Autori dhe viktima kishin njohje me njëri-tjetrin, ndërsa familjarët kanë parë gjithë ngjarjen e rëndë të regjistruar në orën 08.30 të mëngjesit të sotëm. 40 vjeçari pas vrasjes ka tentuar të arratiset por është arrestuar.

gfwfw3fgh
Autori, Leonard Bashalliu
leonard bashaliu
Viktima, Ylber Xhahysa

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img