Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Për ne është një jetë e dytë, kemi rilindur’, të mbijetuarit nga tërmeti që u dërguan për trajtim në Itali kthehen në vendlindje (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Albert Cara dhe Marlin Shkodra u priten nga ministrja Ogerta Manastirliu

Albert Cara, 59 vjeç dhe Marlin Shkodra, 30 vjeç, dy të mbijetuarit nga tërmeti i 26 nëntorit janë kthyer në Shqipëri.

Ata u dërguan me plagë të shumta drejt Italisë për t’u kuruar, por sot janë kthyer në Shqipëri, ku janë pritur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe nga familjarët e tyre.

‘Për ne është një jetë e dytë, kemi rilindur’, kjo është ajo që thonë dy të mbijetuarit, edhe pse me dhimbje të mëdha jo vetëm në trup, por edhe në zemër pasi humbën të afërm në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

ALberti dhe Marlini falenderuan mjekët në Itali që bënë të mundur shpëtimin e jetës së tyre, një falenderim I bërë edhe nga ministrja.

Me përqafime të përzemërta dhe lot në sy takuan familjarët e tyre, që i kishin pritur për 3 muaj.

51 njerëz nuk ia dolën t’i mbijetonin tragjedisë së shkaktuar nga natyra por edhe nga dora barbare, babëzia dhe korrupsioni i njeriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu