Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Për mua ka qenë luftë shpirtërore’, Rudina Dembacaj përlotet gjatë intervistës: Gjendjen e komës mos e provoftë njeri

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c47705f32b419235807a66b5c267de21

Rudina Dembacaj tashmë është një nga personazhet më të kometuar të showbiz-it shqiptar.

Vetëm pak kohë më parë aktorja ka humbur babain nga një sëmundje e rëndë dhe kjo verë ka qenë shumë e vështirë për të.

Dembacaj ka qenë e ftuar në ‘wake up’ dhe ndësa ka folur për humbjen e të atit është përlotur, teksa ka thënë se gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë.

“Kjo periudhë për mua ka qenë luftë shpirtërore…Unë nuk kam humbur babanë, kam humbur shokun tim më të mirë, njeriun më të rëndësishëm të jetës time. Babai gjithmonë më thoshte ti je e fortë, je e fortë… dhe kjo më ka vënë në një përgjegjësi shumë të madhe. Unë jam më e vogla dhe më duhet të jem e fortë për nënën time, për motrën dhe për 5 hallat e mia dhe e kanë vuajtur shumë humbjen e vëllait të tyre. Më ka ndihmuar shumë vëllai im, djali i xhaxhait tim Ilir Dembacaj, i cili ka qenë prezent në momentet më të vështira ta jetës time. Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë, është gjëja më e tmerrshme. Kisha frikë të hapja telefonin edhe kur bëhej fjalë për punë, pasi mendoja se më merrnin nga spitali”, u shpreh Rudina e përlotur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img