Presidenti i SHBA-ve vazhdon të bëjë jetën e shtrenjtë, që kishte më parë prej biznesmeni. Duket se çështjes së sigurisë së tij dhe të familjes, Trump i ka kushtuar një përparësi të veçantë.
Që kur nisi fushata elektorale, për mbrojtjen dhe sigurinë e shtëpisë së Donald Trump janë shpenzuar 24 milion dollarë. Bëhet fjalë për shtëpinë nw Mahnatan, ku qëndrojnë bashkëshortja dhe djali i tyre 10 vjeç.
Këto të dhëna i bëri të ditur shefi i policisë së New York-ut, që sipas tij qytetit paguan një kosto prej 300 mijë dollarësh në ditë.
“Ne po kërkojmë rimbursimin e plotë për të gjitha shpenzimet e bëra lidhur me sigurinë për Presidentin Trump dhe familjes së tij në “Trump Tower,” shkroi Freddi Goldstein, një zëdhënës i kryebashkiakut Bill de Blasio, në një email për Reuters.
Ndërkohë, kur në banesën e tyre mungon vetë Trump, shpenzimet për sigurinë e tyre përgjysmohen.
Kështu, në një ditë kur zonja e parë, Melania Trump dhe djali i tyre, Barron janë të vetëmit në shtëpi shpenzimet për sigurinë e tyre shkojnë në rreth 127,000 dhe 145,000 dollarë në ditë, më pak se kur presidenti është me ta, ka thënë O’Neill.