Hapësire reklamuese

Politikë

“Për Lulin na ka marrë malli se qeshte më bukur nga ju”, Balla ironizon opozitën: Gazi me Palokën kanë nisur emisionin “Përputhen”, por nuk…

Shkruar nga Newsbomb
“Për Lulin na ka marrë malli se qeshte më bukur nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se rritja e çmimeve ka bërë që qeveria shqiptare të marrë një serë masash për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla, duke mos i rritur çmimet e energjisë.

Në fjalën e tij Balla ka ironizuar  takimin mes palëve brenda Partisë Demokratike, ndërsa krahasoi takimin e Gazment Bardhit dhe Edi Palokës me emisionin ‘Përputhen’.

Balla: Dua që të bie dakord se Shqipëria nuk është bërë shtet në 2013. Ne po forcojmë shtetin që se gjetëm fare në 2013. Humbjet në rrjet janë jo teknike dhe tenike. Tërhiqni mbrapsht ato që thatë se menaxhimi nuk paska dhënë efekt. Në faturën e qytetarit të zakonshëm që ka harxhuar 40 kw fatura është 5560 lekë, shteti paguan 157 mijë lekë, pra nëse do t’i mblidhnim do të ishte 212 mijë lekë fatura, që do t’i shitej qytetarit me çmimin e bursës.  Ka një faturë të vile në Lalëz që duke përdorur kondicionerin në korrik, faturën e ka 230 mijë lekë, kësaj vile shteti i paguan 800 mijë lekë dhe është firmëtari i kërkesës për debat kjo vila në Lalëz. Ne kemi vendosur për konusmatorin familjar dhe për biznesin e vogël, do ta paguajë qeveria për të përballuar këtë luftë. Ju kam dëgjuar që thoni: Ku është lufta”? Berisha thotë se fajiin e Rama dhe Balluku dhe nuk ka faj Putini. E turpshme që  ai mbron Putinin. Ne jemi në luftë, një agresor po vret ekonomitë e gjithë Europës. Gjermania ka futur sot në procedurë që kërkon që shteti federal të mbulojë faturën për gazin dhe energjinë për muajin dhjetor. Ne e kemi bërë këtë prej ditës së parë të luftës. Përtej 800 kW janë këta vilat. Ju qeshni kur Balluku tha lani rrobat me 30 gradë.

Ju për të qeshur jeni, Luli qeshte më bukur,po ai nuk vjen më dhe na ka marrë malli. Gazi dhe Paloka kanë filluar emisionin “Përputhen”, u takuan Bardhi me Palokën e nuk u përputhën. Do takohen prap në një raund tjetër përputhje.

Tjetra është një fakt që lufta i ka rritur çmimet kudo dhe mesatarisht çmimet janë sot në bursë dhe variojnë sot 10 herë më shumë.

Keqardhja e madhe është sepse sapo ministrja përmendi Skavicën, reagoi non-grata sepse është investim amerikan, duke thënë se nuk duan investime të tilla. Këtu juve mendjen ua kanë prishur mendjen. Ju këtu duhet të distancoheni nga rublat. Ai (Berisha) duhet të japë përgjigjie, sesi kundërshton një investim amerikan dhe votoi kokëulur një rezolutë të hartuar në Moskë.

Ditët në vijim duhet të bëheni gati për t’u njohur me fakte të tjera. Sepse kur u mor vesh që PD isthe financuar me rublat ruse ju nuk patët kurajo të mblidheshit dhe të diskutonit lidhur me këtë. Ky është një debat të cilin ne mezi e kemi pritur.

Ne do të vazhdojmë të subvencionojmë çdo familje. Ne duam që të punojmë dhe me ju në këtë situatë të vështirë, por një pjesë e juaja kanë zgjedhur që të jenë në anën e Putinit dhe jo në anën e historisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu