Bashkia e Korçës për herë të parë organizon "Natën e Bardhë" për ditën e verës ortodokse. Por, krejt ndryshe nga herët e tjera, sipas drejtoreshës së marrëdhënieve me publikun pranë kësaj bashkie, Larisa Katundi ky institucion deri më datë 14 mars në Pazarin e qytetit organizon çdo natë panaire dhe koncerte të ndryshme.
Duhet thënë se natën e sotme banorët e qytetit juglindor vetë organizohen në ndezjen e zjarreve në lagjet dhe rrugicat e tyre, çka simbolizon ikjen e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës.