Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Për kë e lëshoi Biden URDHRIN? Duma i merr me radhë, nga Kosova e ish-Jugosllavia, te marrëdhëniet me Turqinë: S’e kanë me Berishën, s’merren me të shkuarën

Lajme të ngjashëm

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe e zgjedhur në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka folur sot në News 24 lidhur me urdhrin ekzekutiv që lëshoi dje presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

E pyetur nëse preket Berisha nga ky vendim, Duma u përgjigj negativisht duke e vënë më shumë theksin te Kosova dhe ish-Jugosllavia.

Ajo tha se SHBA nuk merret me të shkuarën, por me të tashmen, duke përmendur gjithashtu dhe faktin se Shqipëria ka përparuar në marrëdhëniet me Turqinë vitet e fundit, gjë që sipas Dumës, shihet me dyshime dhe shqetësime nga SHBA.

Pyetje: Dje Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv që prek edhe Shqipërinë, mirëpo s’ka shumë që DASH shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Berisha. A preket Berisha nga ky vendim?

Grida Duma: Nuk mund ta imagjinoj këtë alternativë për sa kohë Berisha tregon dhe kërkon transparencë për të gjithë elementët e përfshirë në korrupsion. Një politikan karriere e di çfarë ndodh në raste të tilla dhe e kërkon këtë transparencë, është rend logjik rrjedhë logjike që më bën të mendoj se nuk është për Berishën. Korrupsion, reforma në drejtësi, plot elementë kanë nisur që në atë kohë që u votua me 140 kartona. Ne kemi mbajtur gjithnjë qendrim vizionar. Në rast se Ballkani këtë tranzicion të gjatë, për shkak të korrupsionit, në fund fare cënon investimin e SHBA-së në Kosovë, në Ballkan, në rajon. Ballkani duhet të bëjë paqe me të vërtetat e tij historike.

Gazetarja Bruko: Por është përmendur Shqipëria.

Grida Duma: Unë besoj se një nga shqetësimet është përmendja e planit B i Ramës, që i thotë BE-së nëse nuk na pranoni ne kemi planin B. I bën presion duke flirtuar me Turqinë dhe Erdoganin. Kjo është shqetësuese. Ata nuk flasin për të shkuarën, por për të tashmen. SHBA ka mbajtur gjithnjë qendrim për Kosovën dhe Ballkanin.

Pyetje: Pasuritë e kujt do të sekuestrojë SHBA?

Grida Duma: Është shumë diskrete dhe nuk duhet të bëjmë aludim. Nuk janë thashetheme, por shumë çështje e rëndësishme.


Më shumë