Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Për Kastro Zizon do bësh videoklip se e ke pasur të dashur”, Ajola Xoxa flet për herë të parë dhe u jep fund të gjitha thashethemeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

04bc831df5b7336c3243e159761e3aba

Regjisorja Ajola Xoxa , e cila është edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka folur për herë të parë për të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar se ajo dhe këngëtari Kastro Zizo kanë qenë në një lidhje.

Ajola së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtarin Alban Skënderaj për këngën “Kush ta ndien ty aromën”.

Në lidhje me këtë projekt ajo ka marrë komente të shumta, ku shumica e ka përgëzuar për këtë realziim, ndërsa ka pasur edhe nga ata që e kanë thumbuar.

“Videoklipi shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do bësh videoklip? Meqë thon që e ke pas të dashur në gjimnaz” i shkruan një ndjekëse në koment.

Ndërsa Ajola ka vendosur ta shpjegojë një herë e mirë dhe t’u jap fund të gjitha thashethemeve.

Ajo ka treguar se Kastro Zizon e ka pasur në klasë paralele dhe se nuk e ka pasur kurrë të dashur, teksa shkruan se e vetmja gjë që i lidhte ishte olimpiadat e fizikës dhe muzika.

“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetem qe nuk e kam patur KURRE te dashur, por as qe nuk kam dale ndonjehere me te, e as qe nuk e kemi pelqyer ndonjehere njeri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qene ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por ne klasa paralele, pra te ndryshme. Te vetmet gjera qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikes dhe muzika (kur isha ne gjimnaz kendoja edhe une, nderkohe Kastro me mikun e tij te ngushte Renin paten formuar grupin « 2Farm », qe u be shume i famshem ne ate kohe, dhe me paten kerkuar te kendoj nje kenge me ta. Kenga u regjistrua ne studio, por une nuk dola kurre ne skene me ta, sepse me pas u largova per studime jashte Shqiperise). Keshtu qe edhe pse kemi 20 vite qe njihemi, thjesht e pershendesim njeri tjetrin me respekt, kaq,” ka shpeguar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img