Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

‘Për inat të PE’, Vuçiç bën deklaratën e fortë: Do të vazhdoj punën për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës dhe jam krenar për këtë

Shkruar nga Newsbomb
‘Për inat të PE’, Vuçiç bën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se do të vazhdojë të punojë drejt “delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës”.

Vuçiç i ka bërë këto deklarata ndërsa ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian (PE) mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në Bashkimin Evropian, të miratuar një ditë më parë.

“Ata duket se kanë lexuar një raport nga 2011 dhe jo nga viti 2021”, është shprehur presidenti serb para gazetarëve, gjatë një vizite në rrethinën e qytetit Shabac.

Duke iu referuar pjesës së raportit në të cilën PE ka shprehur shqetësim për “fushatën për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës”, Vuçiç tha se ai është krenar për këtë dhe se do të vazhdojë të punojë për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës “për inat të Parlamentit Evropian”.

Në raport janë shprehur shqetësime edhe në lidhje me funksionimin e Parlamentit të ri të Serbisë, i cili nuk ka opozitë parlamentare.

Deputetët evropianë kanë përsëritur rëndësinë e përafrimit të Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke pasur parasysh që shkalla e pajtueshmërisë së Serbisë aktualisht është më e ulëta në rajon.

Serbisë i janë kërkuar rezultate "bindëse", duke përfshirë hetime efektive në fusha të rëndësishme si, gjyqësori, liria e shprehjes, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mes tjerash është përmendur edhe se liria e medias po përkeqësohet dhe se përdorimi i gjuhës ofenduese, frikësimi dhe madje gjuha e urrejtjes po rritet ndaj anëtarëve të opozitës parlamentare, intelektualëve të pavarur, organizatave joqeveritare, gazetarëve, individëve me ndikim dhe anëtarëve të partive në pushtet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll