Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Për herë të tretë/ Gjykata i kthen SPAK dosjen e ish-gjyqtarit Fatos Lulo: Hetimi ka mangësi të mëdha!

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të tretë/ Gjykata i kthen SPAK dosjen e

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i ka kthyer për herë të tretë SPAK dosjen e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, shkruan newsbomb.al. Togat e zeza kërkojnë nga Prokuroria Speciale që të thellojë hetimet për Lulon.

Sipas burimeve, dosja ju rikthyer përsëri SPAK sepse, sipas gjyqtares paraprake Flora Hajredinaj hetimi ishte me të meta të mëdha. Muaj më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe vendosi sekuestro mbi pasurinë në zotërim të Fatos Lulos, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Më 16 shtator, Gjykata e Posaçme i ktheu për herë të parë SPAK dosjen e Lulos dhe kërkonte thellim të hetimeve. Mesa duket, dosja nuk është thelluar në hetime dhe gjykata ka vendosur që ajo të rikthehet për herë të tretë për më shumë prova.

SPAK e akuzon Fatos Lulon për fshehje të pasurisë ç’ka çoi në sekuestrimin e pronës së tij, së bashku me pasuritë e Bashkim Dedjas (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë). Ish-gjyqtari i Kushtetueses nuk arriti të kalonte as vettingun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese