Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Për herë të parë Tuzi drejtohet nga një shqiptar, flamuj kuq e zi dhe brohoritje, si u festua fitorja mbrëmë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Tashmë zyrtarisht Komuna e Tuzit udhëhiqet nga një shqiptar.

Nik Gjeloshaj ishte kandidati i koalicionit të bashkuar të partive shqiptare nën siglën ‘Malësia na Bashkon’, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë. 

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me emrin ‘Malësia na bashkon’.

Sipas numërimit të kutive të votimit në njësitë zonale në Drume, Grudë, Trieshi, Koja dhe Hoti koalicioni i Forumit Shqiptar po kryeson bindshëm me 3783 vota.

Pas kësaj fitoreje historike, rrugët e qytetit u mbushën plot me njerëz që festonin me flamujt kuq e zi në duar.

'Në malësi fitojnë shqiptarët', tha Nik Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështëtësve të tij. Ndërkaq, festa ka vijuar pothuajse gjithë natën.

Kujtojmë se pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare, ku po zhvillohen për herë të parë zgjedhjet lokale të pavarura nga komuna e Podgoricës, në të cilën ishin nën varësi deri para një viti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese