Hapësire reklamuese

Dossier

PËR HERË TË PARË/ SOKOL BARAJ, homazh kryepolicit që firmosi vetë për kalimin e armëve drejt UÇK-së në 1998, e zbulon ish-ministri, zbardhet firma mbi dokument (DËSHMITË E KOHËS)

Shkruar nga Newsbomb

Ishte marsi i vitit 2017 kur u nda nga jeta në mënyrë të papritur njeriu që aq shumë i dha policisë shqiptare, demokracisë në vend, e çlirimit të Kosovës. Sokol Baraj, njeriu profesionist është nderuar pas vdekjes me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, por sa ishte gjallë, pushtetarët, vendimmarrësit, e hodhën në rrugë.

Në një dokumentar të gjatë prej 55 minutash realizuar nga Ylli Pepo për TVSH, për herë të parë, dalin dokumente dhe dëshmi, sesi Sokol Baraj, nuk ishte thjesht kryepolici që vendosi rendin në Shqipëri pas vitit 1997, por ishte njeriu, që firmosi e vulosi kalimin e kamioneve me armë drejt UÇK-së së Kosovës për çlirimin e vendit.

Në këtë dokumentar, ish-ministri I Mbrojtjes Sabit Brokaj tregon momentin kur e ka thirrur në zyrë për misionin e vështirë, të cilin, në çdo rast duhet ta mohonte që po e kryente. “Unë do ta bëj, kjo është një detyrë atdhetare” ishin fjalët e drejtorit të përgjithshëm të policisë së vitit 1998.

Sabit Brokaj, ish-ministër i Mbrojtjes:

E thërras Sokolin në Janarin e 1998 shumë herët. E thirra dhe i thashë: ti je zv.ministër i brendshëm. Unë e di që ligji do të të ndalojë dhe deklarimet politike do të të ndalojnë e nuk të lejojnë që të bësh veprimet që unë kërkoj. Por i thashë që ti do të sigurosh të lejosh furnizimin e Kosovës me armatim dhe material që ata kanë nevojë dhe i sjellin në Shqipëri. Që në fjalën e parë me thënë të drejtën dhe pa asnjë hezitim kapi thelbin e kësaj sjelljeje patriotike. Tha: patjetër. I thashë mund të kesh dhe pasoja. Tha: motivi i madh e justifikon pasojën.

Xhavit Haliti, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës:

Sokoli ishte gjithmonë në vijën e parë për të ndihmuar UÇK dhe të na ndihmonte ne për problemet që kishim me UÇK brenda Shqipërisë. Ne pa Sokolin dhe pa miqtë e Sokolit e kemi pasur të vështirë të funksionojmë.

Dr. Shaip Muja, ish shef i Shëndetësisë së UÇK:

Ka qenë një mik, një person i palodhshëm në anhazhimin e tij personal dhe institucional për clirimin e Republikës së Kosovës.

Azem Syla, ish-komandant i Përgjithshëm I UÇK:

Ishte viti 1998, 1999 bëhej luftë në Kosovë mes Serbëve dhe UÇK. Një ndër personat që kanë ndihmuar në luftë është edhe Sokol Bare, ka dhënë ndihmë me përcjelljen dhe sigurimin e armatimit njerëzve, hapjen e rrugëve, përcjelljen e gjithë me radhë.

Milaim Zeka, gazetar:

E gjithë bota perëndimore në atë kohë mendonte dhe planifikonte për të vënë një mur të hekurt mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe nuk ia arritën këtë falë njerëzve si Sokol Bare, Fatos Klosi, ish presidenti Meidani, si Sabit Brokaj dhe shumë ushtarakë shqiptarë që në vitet 1990 kanë marrë e kanë strehuar dhe ushtruar Adem Jasharin së bashku me grupet e para të djemve dhe vajzave të UÇK.

Sokol Baraj ka qenë i vetmi njeri që ka guxuar me hedh firmë. Ka dokument, e kam kopjen e dokumentit që asnjë furgon, asnjë kamion i UÇK nuk guxon të kontrollohet.

Sokol Poga, mik dhe koleg:

Sokoli pati guximin dhe burrërinë të hudhte firmën në këtë document. Sot ky document duket , mbase dikujt i duket pa vlerë po në atë kohë ishte shumë penalizues. Imagjinoni opozitën e asaj kohe që mezi c’priste; siç akuzoi Fatos Klosin mund ti akuzonte të gjithë me radhë.

Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës:

Ka qënë një nga shtyllat e përkrahjes porn ë të njëjtën kohë angazhimi I drejtpërdrejtë në clirimin dhe pavarësimin e Republikës së Kosovës. Në momente të rënda të kalimit të kufirit ai është munduar përmes institucionit zyrtar që përfaqësonte meqë ishte drejtor I përgjithshëm I policisë që tju bëjë bashkëqytetarëve tanë kalimin më të lehtë të kufirit; në të njëjtën kohë të mos flas për përkrahjen shumë të madhe për bashkëluftëtarët tanë të UCK. Një patriot I vërtet. Një Is Boletin I vitit 1999.

Fatos Klosi:

Sokoli kishte një defekt që përplasej kollaj me shefat. Nuk ishte nga ata që hapte rrugë. Duke qenë profesionist e dinte më mirë se shefat e tij. Ndaj e hoqën.

Besnik Baraj:

Koli është pushuar disa herë nga puna. Dhe filloi punën si avokat meqë ishte jurist. Megjithëse ishte në vështirësi familjare ai hoqi dorë. Puna e avokatit në shoqërinë tonë është puna e sekserit që duhet të bëj kompromise mes avokatit gjyqtarit dhe prokurorit dhe unë këtë punë nuk e përballoj dot.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Sektori i Policisë rrugore

Nr EXT prot

Tiranë, 11.03.1998

Autorizim

Autorizohet automjeti i SHIK-ut (tipi e targa sipas autorizimit të vecantë të lëshuar nga kryetari I SHIK) të qarkullojë në gjithë republikën pa u kontrolluar nga shërbimet e policisë. Në cdo rast që të jetë e nevojshme këtij automjeti ti jepet ndihmë dhe të mos pengohet në kryerjen e detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Kolonel

Sokol Baraj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu