Hapësire reklamuese

Politikë

Për herë të parë, Shqipëria do presë takimin për turizmin në pranverën e 2024

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë, Shqipëria do presë takimin

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin se në Shqipëri për herë të parë do të mbahet takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Kreu i qeverisë bën me dije se ky takim do të mbahet në Tiranë, në pranverë të 2024.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Pak ditë më parë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se do të jenë rreth 40 ministra nga  e gjithë bota që do marrin pjesë në Tiranë në mbledhjen e 70-të.

“Vitin e ardhshëm Komisioni për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit vendosi që Shqipëria të jetë vendi pritës i mbledhjes së radhës, saktësisht i mbledhjes së 70−të të këtij komisioni, që do të thotë mbi 40 ministra, nga të gjitha vendet e kontinentit europian, ministra të turizmit, do të marrin pjesë, do të vijnë në Tiranën tonë, do të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të bërë mbledhjen, jo vetëm për të marrë vendime të rëndësishme për rajonin, Mesdheun, Europën në fushën e turizmit”, u shpreh ministrja Kumbaro në një videomesazh nga Uzbekistani pak ditë më parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese