Hapësire reklamuese

Politikë

Për herë të parë poshtë shtëpisë së Berishës, Bardhi bashkohet me protestuesit

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë poshtë shtëpisë së

Pas përfundimit të protestës para Parlamentit, protestuesit e opozitës janë nisur në drejtim të rrugës “Mustafa Matohiti”, ku ndodhet apartamenti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Marshimit të protestuesve drejt banesës se Berishës iu bashkua edhe Gazment Bardhi. Kanë qenë simpatizantët ata që kanë kërkuar që Bardhi t’u bashkohet në marshimin drejt banesës së Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Sot me veprimin e Bardhit pas kthimit të tij nga Uashingtoni, grupi i Gazment Bardhit është bashkuar zyrtarisht me  protestat e “Rithemelimit” te drejtuar nga Sali Berisha.

Qindra protestues të opozitës u mblodhën sot para selisë së Parlamentit, të thirrur nga Partia Demokratike. Me tymuese, flakadanë dhe kapsolla ata po qëndrojnë përpara kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në momentet e para, flakadanët dhe kapsollat janë hedhur edhe në drejtim të efektivëve. Situata ishte tensionuar edhe në hyrje të godinës së Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar nuk po lejohen të futen në sallën e seancave plenare sepse javën e kaluar ata janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës për shkak të veprimeve të dhunshme.

Ndërkohë, pas më shumë se 15 minutash rezistencë, një pjesë e deputetëve të opozitës të cilët janë të pa përjashtuar, janë lejuar të marrin pjesë në punimet e seancës plenare. Kaosi i krijuar jashtë është transportuar brenda nga deputetët që u lejuan të futen.

Mirëpo, mes zhurmave dhe bilbilave kryeparlamentarja Lindita Nikolla u detyrua të mbyllte seancën që ka zgjatur për vetëm 15 minuta. Në rendin e ditës së sotme, ishte parashikuar të flitej për problemet e zgjedhësve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese