Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Për herë të parë pas dy vitesh bllokadë, Venezuela eksporton naftë në Europë

Lajme të ngjashëm

Një ngarkesë prej 650,000 fuçi nafte nga Venezuela është gati të lundrojë drejt Italisë, duke dërguar kështu eksportin e parë të naftës së papërpunuar nga vendi i sanksionuar nga SHBA, në Evropë pas dy vitesh.

Departamenti Amerikan i Shtetit i dërgoi një letër kompanive Eni-s dhe Repsol-it të Spanjës, në maj duke i autorizuar ata të rifillonin marrjen e naftës së papërpunuar nga Venezulela, si një mënyrë për të shlyer miliarda dollarë borxhe të papaguara që i detyrohen vendit anëtar të OPEC-ut. 

Sipad medieve tëhuaja, kjo ngarkesë pritet të dorëzohet nga kompania shtetërore e Venezuelës “PDVSA”, gjatë këtij muaji, me një opsion që kompania italiane, “Eni” t’i shesë një pjesë të naftës së papërpunuar Spanjës për rafineritë e saj në Cartagena dhe Bilbao.

Eksportet e naftës në Venezuelë në maj ranë në nivelin më të ulët në 19 muajt e fundit, për shkak të ndryshimeve të kontratës të zbatuara nga PDVSA, për të kaluar shumicën e shitjeve spot në parapagim, duke reduktuar rrezikun e ngarkesave të papaguara. 

Ndryshimi nuk ndikoi klientët në marrëveshjet e shkëmbimit të pagesës së borxhit.

Kompanitë evropiane, aziatike dhe amerikane që operojnë sipërmarrje të përbashkëta me PDVSA në Venezuelë, duke përfshirë kompanitë “Eni”, “Repsol”, “Chevron”, “ONGC Ltd” dhe “Maurel & Prom”, kanë grumbulluar miliarda dollarë borxhe në pritje që kur qeveria e Presidentit të atëhershëm të SHBA Donald Trump, pezulloi shkëmbimet e naftës  venezueliane me karburant dhe pagesat e borxhit.


Më shumë