Hapësire reklamuese

Politikë

Për herë të parë, një president i Estonisë viziton Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë, një president i Estonisë viziton

Për herë të parë një president i Estonisë do të vizitojë Shqipërinë. Presidenti i Estonisë Alar Karis do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

Presidenti estonez do të vijë në Shqipëri më datë 7-9 qershor. Sipas axhendës së vizitës më 7 qershor në orën 15:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të kryesojnë delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar.

Më pas dy krerët e shtetëve do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët. Më 9 qershor, të dy Presidentët do të ndjekin një stërvitje të përbashkët kibernetike të ekspertëve nga Estonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu