Hapësire reklamuese

Bota

Për herë të parë, një grua përfundon me sukses stërvitjen speciale të Marinës Luftarake

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë, një grua përfundon me sukses

Për herë të parë, një grua marinse ka përfunduar me sukses trajnimin e lodhshëm 37-javor, për t'u bërë pjesë e ekuipazhit luftarak që kryejnë misionet e tyre të klasifikuara në det.

Zyrtarët e Marinës thanë se nuk do ta identifikonin gruan dhe as nuk do të jepnin më shumë detaje mbi të, pasi është një politikë rutinë ushtarake për forcat e operacioneve speciale.

Ajo ishte një nga 17 marinarët që u diplomuan të enjten. Ajo është gjithashtu e para nga 18 gratë që janë përpjekur për të fituar një punë si marinse dhe për të pasur sukses gjithashtu.

Ajo tani do të drejtohet në një nga tre ekipet speciale të anijeve të Luftës Speciale Detare.

Vetëm pesë vite, pasi grave iu hapën dyert për postet luftarake, diplomimi i marinarit shënon një nga profesionet më të vështira që një grua zotohet të bëjë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.