Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
32 °
Die
32 °
Hën
31 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

PËR HERË TË PARË/ Një grua në krye të Parlamentit italian, zgjidhet Casellati – mbështetëse e Berluskonit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Italia ka arritur mesditën e sotme të zgjedhë nëpërmjet marrëveshjeve presidentët e Dhomës dhe të Senatit, raporton media italiane.

albsig

Roberto Fico i Lëvizjes 5 Yjet do të jetë presidenti i ri i Dhomës. Elisabetta Alberti Casellati, nga Forca Italia u zgjodh president e re e Senatit, gruaja e parë që merr postin e rëndësishëm, karrigen e dytë pas Presidentit të vendit. Silvio Berluskoni, menjëherë pas votimit ka komentuar: Eshtë një rezultat shumë i mirë për ne.

“Zgjedhja që ju bëtë duke zgjedhur për herë të parë një grua në Presidencën e kësaj Asambleje, tregon për një nder, për një përgjegjësi që duhet ndarë me gratë me kurajo dhe impenjim, që kanë ndërtuar Italinë e sotme, një vend demokratik” ka thënë Elisabetta Alberti Casellati në ndërhyrjen e saj të parë si Presidente e Senatit. Casellati do të zëvendësojë presidentin Giorgo Napolitano që mbylli mandatin si president i përkohshëm i Senatit. Napoletano ka falenderuar senatorët për përgjegjësinë e treguar.

“Urime të gjithëve, do të rishihemi në këtë sallë” tha ai. Maria Elisabetta Alberti Casellati është presidentja e 22-të e Senatit e përzgjedhur në këtë detyrë nga Forca Italia, dhe u zgjodh në raundin e tretë me 240 vota. Ndërsa Roberto Fico që do të jetë President I Dhomës, mori 422 vota të deputetëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img