Hapësire reklamuese

Aktualitet

Për herë të parë në QSUT, përfundon me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës përmes syrit

Shkruar nga Newsbomb
Për herë të parë në QSUT, përfundon me sukses

Për herë të parë, në Qendrën Spitalore 'Nënë Tereza', është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

Lajmin e bën me dije ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Ajo ka nadrë një video në rrjetet sociale, shkruan se ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit.

“Për herë të parë, në Qendrën Spitalore 'Nënë Tereza', është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

Falë punës së shkëlqyer, mjaft delikate, të një ekipi multidisiplinar, ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit.

Falenderime të pakursyera mjekëve, Prof. Artur Xhumarit, mjekut neurokirurg, Dr. Ermal Simaku, mjek okulist, Dr. Marjon Sako, mjek maksilo facial, Dr. Myfit Saraçit, mjek anestezist, dhe të gjithë ekipit për këtë punë të rrallë”, shkruan Koçiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese