Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, nëse socialistët sigurojnë votat sot, Ilir Meta bëhet Presidenti i parë i Republikës i shkarkuar nga detyra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot, më 9 qershor 2021, seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin ose jo nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta, shkruan newsbomb.al. Nëse socialistët sigurojnë shumicën e votave, atëherë Ilir Meta do të jetë Presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra.

Kjo është gjithashtu hera e parë që ndaj një Presidenti ndërmerret një veprim i tillë dhe do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë nëse Ilir Meta shkarkohet.

Nëse deputetët votojnë me shumicë votash pro shkarkimit, atëherë çështja i kalon Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm ajo mund ta japë verdiktin final. Do të jenë 7 anëtarët e Kushtetueses që do të legjitimojnë ose jo vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Të premten, 28 Maj, Komisioni Hetimor i ngritur për Metën, hartoi raportin final me të gjitha shkeljet e pretenduara dhe ia dërgoi atë Kuvendit. Sot, në seancën e jashtëzakonshme do të votohet pikërisht ky raport dhe deputetët do të vendosin nëse shkeljet janë vërtet të rënda dhe do votojnë pro shkarkimit, apo do ta lënë Metën në detyrë.

Pavarësisht thirrjeve të Komisionit Hetimor për të dëshmuar, Presidenti nuk mori pjesë dhe e konsideroi atë ilegjitim, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, sipas raportit voluminoz prej më shumë se 50 faqe, Presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit janë shprehur pro raportit final.

Më shumë

spot_img
spot_img