Hapësire reklamuese

Politikë

 “Për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore”, Celibashi: KQZ ka miratuar program informimi për personat me aftësi të kufizuar

Shkruar nga Newsbomb
 “Për herë të parë në historinë e

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njofton se për herë të parë në Shqipëri është miratuar një program i veçantë edukimi dhe informimi për personat me aftësi të kufizuara.

Ai thotë se është hera e parë në historinë e proceseve zgjedhore në vend që miratohet ky program. Ndër të tjera ai shkruan se po ashtu do krijohet kushte lehtësuese për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi ndryshe për zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023.

“Për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në vend, KQZ Shqiperi ka miratuar një program të veçantë edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi të zgjedhësve persona me aftësi të kufizuara, si dhe për krijimin e kushteve lehtësuese për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi ndryshe për zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023” thuhet në postimin e Celibashit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu