Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

PËR HERË TË PARË NË 32 vjet/ Socialistët rikthejnë SEKRETARIN EKZEKUTIV, janë konstatuar mangësi në anëtarësi dhe kuotizacione (NEVOJA PËR NDRYSHIM)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Socialistët rikthejnë SEKRETAR-in EKZEKUTIV, që sipas statutit, do të jetë një lloj kancelari në nivel bashkie. Përfundimisht, kryetarëve që u ndërpritet mandati në kongresin e ardhshëm, do të zgjidhen në nivel bashkie, por do të kontrollohen nga sekretari. Dhe sekretari ekzekutiv, do të zgjidhet nga kryesia, pra nga qendra, raporton newsbomb.al.

“Sekretariatit ekzekutiv (Kancelari) në nivel bashkie, që është një nga risitë e Statutit, parashikuar për herë të parë, si organ që përzgjidhet nga Sekretariati ekzekutiv i Partisë dhe është përgjegjës për çdo aspekt administrativ të funksionimit të partisë në nivel bashkie; i cili përgjigjet njëkohësisht te Kryetari i partisë në Bashki dhe në Sekretariatin Ekzekutiv në selinë qendrore.

Ky funksion i ri do të jetë me kohë të plotë dhe do të përgjigjet për të gjithe anën dokumentare, administrative, kuotizacionin, duke ndjekur dhe raportuar zbatimin e akteve të organeve më të larta të partisë në nivel vendor” shkruhet në relacionin sqarues të ndryshimeve statutore të PS;

Sipas asaj që shkruhet në relacionin përkatës të ndryshimeve në statut, duke iu referuar procesit të popullimit të të dhënave të anëtarësisë në regjistrin elektronik, process që po kryhet prej 5 muajsh, “është konstatuar dhe fiktivitet apo mangësi serioze në administrimin sic duhet të të dhënave në disa rajone apo degë të partisë, përfshirë dhe çështjet që lidhen me kuotizacionin, dokumentacionin e anëtarësisë, numrin e anëtarëve të OS apo aktivitetin e vetë organizatave.

Kjo dikton nevojën e ngritjes së një strukture të mirëfilltë administrative/ekzekutive në të dyja nivelet si në qendër, detyrë që kryhet tashmë nga Sekratariati Ekzekutiv, ashtu edhe në nivel organizimi politik vendor, degët e partisë në çdo bashki” shkruhet në relacion, raporton newsbomb.al.

Ndërsa Drejtuesi Politik I Qarkut, sipas ndryshimeve të reja statutore, do të jetë patjetër anëtar I kryesisë së Partisë dhe do të zgjidhet nga Asambleja Kombëtare.

Praktikisht, të gjithë të zgjedhurit në nivel drejtimi në bashkitë e ndryshme në vend, do të jenë të emëruar, dhe jo si produkt i zgjedhjeve të brendshme në parti në struktura. Në relacionin sqarues, nuk shpjegohet se pse u është hequr e drejta e votës dhe e drejta e zgjedhjes përfaqësuesve lokalë të partisë dhe anëtarësisë së saj, raporton newsbomb.al.

Më shumë




spot_img








spot_img