Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Për herë të parë, Monika Kryemadhi i bën premtimin emocionues Ilir Metës (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar sot premtimin që i bën bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Teksa është e ftuar në “Zemër Luana”, ajo pranoi e para sfidën, ku të ftuarit para dënimit, duhet t’i bënin partnerit të tyre të zemrës një premtim dashurie.

Monika renditi disa premtime si: “Nuk do heq dorë nga zgjedhjet, nuk do largohem nga partia…”, por Luana Vjollca i rikujtoi se duhej dedikim dashurie dhe Kryemadhi i dërgoi një mesazh mjaft emocionues bashkëshortit, ku i tha se pas fëmijëve, vjen Iliri në zemrën e saj.

Pjesë nga bashkëbisedimi në lojë:

Kryemadhi: Nuk largohem më nga institucionet, nuk iu ndahem inceneratorëve, nuk do heq dorë nga zgjedhjet, nuk do largohem nga partia…

Luana: Dua një dedikim dashurie.

Kryemadhi: 50 vjeç mi motra, ca dashnie..

Luana: T’i tregosh pra që edhe 50 vjeç ka dashni brenda.

Kryemadhi:Kalamaj nuk bëj dot më, nuk kam çfarë t’i them. Vetëm me surrogate se kështu.Ta dish që Meta do të vlerësojë më shumë atë të mandateve dhe bojkotit, ndërsa këtë tjetrën nuk do ta quajë gjë fare.

Kryemadhi: Unë për fëmijët bëj çdo gjë, Ilir Meta vjen pas fëmijëve, i them se vjen pas fëmijëve, nuk ka njeri tjetër pas fëmijëve.

Më shumë