Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

PËR HERË TË PARË/ Basha e thotë hapur në mbledhjen e PD: Berisha kërkon të bunkerizojë partinë, s’do të ketë asnjë votim në forume

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar poër herë të parë ish-kryeministrin Sali Berisha se po kërkjon të bunkerizojë partinë.

Deklarata e tij ka ardhur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, teksa Basha është shprehur se nuk do të lejojë asnjë votim në forumet e PD që bie ndesh me interesat amerikanë.

“E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e thjeshtë: nga përballje të opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë.

Ketë kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot i recitojnë të zemeruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre.

E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA.

Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve”, tha Basha ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img