Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Për herë të dytë në një muaj, Erdogan takim me Putin në Soçi të Rusisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi.

Takimi i sotëm i presidentit Erdogan me Vladimir Putin është takimi i dytë në një muaj. Ata u takuan pak javë më parë, ku u arrit dhe një marrëveshje për çlirimin e grurit ukrainas, së bashku me mbështetjen ruse për një ofensivë të re turke kundër forcave kurde siriane.

Analisti Ilhan Uzgel tha se suksesi i Erdoganit në ndërmjetësimin e marrëveshjes së OKB-së dhe takimit të Soçit dërgon një mesazh të fuqishëm për aleatët perëndimorë për liderin turk.

“Kjo ndihmon për të përmirësuar imazhin e tij problematik ndërkombëtarisht dhe rajonal. Ai ende po përpiqet të tregojë se mund të bëjë marrëveshje me Putinin, duke i treguar Shteteve të Bashkuara dhe administratës së Bidenit se Putini është një aleat i ngushtë dhe mik i Erdoganit. Ai mund të takohet me Putinin dy herë në muaj”, tha ai.

Mbetet për të parë se për çfarë ekzaktësisht do të flasin dy liderët.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img