Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Për herë të dytë/ Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen e Fatos Lulos: Plotësoni hetimet për ish-gjyqtarin e Kushtetueses!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i ka kthyer për herë të dytë SPAK dosjen e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, shkruan newsbomb.al. Togat e zeza kërkojnë nga Prokuroria Speciale që të thellojë hetimet për Lulon.

Gjykata i ka dhënë një muaj kohë Prokurorisë Speciale SPAK për plotesim hetimesh dhe seanca e radhës është caktuar më datë 1 dhjetor.

Muaj më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe vendosi sekuestro mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Më 16 shtator, Gjykata e Posaçme i kthue për herë të parë SPAK dosjen e Lulos dhe kërkonte thellim të hetimeve. Mesa duket, dosja nuk është thelluar në hetime dhe gjykata ka vendosur që ajo të rikthehet për herë të dytë për më shumë prova.

SPAK e akuzon Fatos Lulon për fshehje të pasurisë ç’ka çoi në sekuestrimin e pronës së tij, së bashku me pasuritë e Bashkim Dedes (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë). Ish-gjyqtari i Kushtetueses nuk arriti të kalonte as vettingun.

Po ashtu, në seancën e sotme Gjykata e Posaçme ka shtyrë me 6 muaj afatin për sekuestrimin e pasurisë së ish-gjyqtarit të Lartë Shkëlzen Selimi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img