Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Për herë të dytë brenda pak minutash, Rama sfidon naftëtarët e Ballshit: Miqtë e mi, më vjen keq por nuk do ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec27ff5d87372a73e511c112de6d036a

Kryeministri Rama reagon për herë të dytë brenda pak minutash për naftëtarët e Ballshit. Por këtë herë duke i sfiduar, se pa dalë nga greva ata nuk do të ulen në bisedime.

“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik”, shkruan Rama.

Më herët, kryeministri tha se qeveria po punon për të gjetur investitorë seriozë për të rindezur rafinerinë, ndërsa theksoi se gratë naftëtare duhet të dalin nga greva dhe “të qajnë hallin bashkë”. Por për të 14-ën ditë me radhë, gratë naftëtare në grevë dhe grevistët e tjerë jashtë Uzinës, kanë refuzuar kërkesën për të mbyllur grevën pa marrë më parë mbi 20 pagat e prapambetura.

Lexo edhe: Rama mesazh grave naftëtare: Mbyllni grevën

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img