Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Për hall po shkojmë”, tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë, shqiptarët kthehen mbrapsht: Të vendosim dhe ne traun!

Shkruar nga Newsbomb
“Për hall po shkojmë”, tre doza vaksine për të

Qytetarët shqiptarë nuk janë lejuar sot që të hyjnë në Kosovë nga pika doganore e Morinës në Kukës. Mësohet se shkak për këtë janë bërë masat e fundit të qeverisë së Kosovës, e cila vendosi dje se për të hyrë në vendin fqinj, duhen 3 doza të vaksinës anti-Covid.  Ata thonë se janë njoftuar vonë për këtë vendim të qeverisë.

"Nuk e kemi ditur, në 10-11 të natës është dhënë vendimi. Sot jemi nis për Kosovë na kanë kthyer. Duan testin PCR 30 euro ose vaksinën e tretë, vaksina e tretë akoma nuk ka filluar në zonën tonë. Për hall po shkojmë jo për qejf”, thotë një qytetar.

"PCR 30 euro, nuk e kuptoj.Janë shtuar rastet tani”, shprehet një tjetër.

Ata thonë se qytetarët e Kosovës lejohen lehtësisht të futen në Shqipëri, ndërsa për ta kufiri është i mbyllur, ndaj sipas tyre duhet të vendoset kufiri edhe nga ana e autoriteteve shqiptare.

"Ta vëmë dhe ne kufirin siç na e kanë vënë ata ne. Duam një zgjidhje sa më shpejtë”, thonë qytetarët shqiptarë.

Kujtojmë se ditën e djeshme qeveria e Kosovës vendosi masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe varinateve të reja, pasi ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord të infektimeve me koronavirus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu