
Dj Sardi është një prej djemve më të famshëm e më të pëlqyer nga vajzat shqiptare.
Prej kohësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak se ka konfirmuar lidhjen me një vajzë, ende të panjohur për publikun.
Dj ka udhëtuar gjatë fundjavës në bregdet me të dashurën, ku nuk kanë munguar dhe fotot. Në një foto të postuar në Instagram duket Sardi dhe në krahë të tij e dashura. Ai i ka vendosur dorën në të pasmet e saj, por nuk ka preferuar të tregojë ende fytyrën.
Kujtojmë që Sardi disa ditë më parë e ka pranuar publikisht lidhjen, ndërsa ka thënë se është drejt fejesës me personin në fjalë.