Presidenti ukrainas Volodymyr Zelennksy në një fjalim të shtunën, tha se 65 mijë rusë kanë vdekur në luftën e vendit të tyre kundër Ukrainës.
“Kaq shumë qytetarë të Rusisë dhanë jetën e tyre për mundësinë që një grusht njerëzish në Kremlin të injorojnë realitetin. As vdekja e 100 mijë rusëve s’do të shtyjë Klemlinin të mendojë pak”, tha ai.
Zelensky muajin e kaluar, u shpreh që të paktën 55 mijë rusë kanë mbetur të vrarë në konflikt.
Ushtria ruse, ndërkohë, ka vrarë një numër të madh civilësh në Ukrainë duke shkaktuar shkatërrim të madh në disa qytete në ditët e fundit duke përdorur raketa dhe dronë iranianë.
“Për fat të keq, ka shkatërrim dhe viktima”, tha Zelensky duke përmendur rajonin e Donbas, Zaporizhia, Mykolaiv, Kharkiv, Sumy, Kiev dhe Dnipropetrovsk.
Rusia shënjestroi një objekt energjetik në Kiev, herët në mëngjes duke detyruar zyrtarët t’u bëjnë thirrje banorëve të provincës që të kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike.
“Edhe pse në disa nga qytetet dhe rrethet tona, kompanitë e energjisë janë ende të detyruara të kufizojnë furnizimin me energji elektrike, ne po bëjmë gjithçka për të rivendosur aftësitë teknike për furnizim”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Lideri ukrainas vlerësoi veçanërisht SHBA-të, veçanërisht Kongresin dhe Presidentin Biden për paketën e re mbrojëtëse prej 725 milionë dollarësh, të cilin ai e quajti “të nevojshme”.
Paketa përfshin armatime dhe sisteme raketore të artilerisë së lëvizshme, armë antitank dhe raketa anti-radar.
Zelensky tha gjithashtu se do të bëjë gjithçka që pushtuesit të ndihen pa shpresë, veçanërisht në lindje dhe jug të vendit, ku Ukraina po zhvillon një kundërsulm. “Ukraina patjetër do t’i kthejë gjithçka që i takon”, tha Zelensky.