Hapësire reklamuese

Aktualitet

Për dëme deri në 300 mijë lekë, ky është formulari që do të plotësohet me dakortësi nga të dy shoferët e përfshirë në aksident (Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Për aksidentet rrugore me dëme të vogla, së shpejti pritet të hyjë në përdorim një formular që do të plotësohet me dakortësi të të dy shoferëve të përfshirë në aksident, pa qenë nevoja e policisë rrugore.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar sot modelin paraprak të këtij formulari. Shoferët e përfshirë në aksident me dëme materiale deri në 30.000 lekë, do dë duhet ta plotësojnë atë dhe më pas ta firmosin.

Nëse nuk bien dakort, ata duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Njoftimi i plotë:

AMF nxjerr për konsultim publik formularin “Raporti Evropian i Aksidenteve”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar formularin “Raporti Evropian i Aksidenteve”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=62

Bazuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident rrugor për dëmet ndaj pronës me vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë “Raportin Evropian të Aksidenteve”. Nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Raporti, i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve, nënkupton që ngjarja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. “Raporti Evropian i Aksidenteve” i bashkëlidhet kërkesës për dëmshpërblim, e cila trajtohet nga shoqëria e sigurimit. Për dëmet me vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll