Hapësire reklamuese

Sporti

Për Daily Mail ndeshja më e çuditshme e Euro 2016 është ajo Shqipëri-Zvicër

Shkruar nga Newsbomb

E përditshmja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të tërë ndeshjes Shqipëri-Zvicër në Kampionatin Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë.

Duke e quajtur një ndeshje të çuditshme, Daily Mail thekson faktin se në këtë përballje vëllezërit Xhaka do të jenë kundërshtarë me njëri-tjetrin në fushën e lojës. Sipas britanikes, një situatë e ngjashme kishte ndodhur me vëllezërit Boateng në Kupën e Botës ku njëri përfaqësonte Gjermaninë dhe tjetri Ganën, por rasti i Taulantit dhe Granitit është i pari në historinë e futbollit europian.

Në shkrim thuhet se lojtarët më të rëndësishëm të Zvicrës kanë origjinë shqiptare, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve të Shqipërisë kanë lindur në shtetin helvet. 

Lexo edhe: Biletat për Euro2016, ja sa duhet të paguani për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Zvicër (Lista)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu