Hapësire reklamuese

Politikë

“Për çfarë paguheni, s’iu vjen turp?!” Salianji zbulon debatet te "Zgjedhorja"

Shkruar nga Newsbomb
“Për çfarë paguheni, s’iu vjen turp?!”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur lidhur me situatën brenda forcës politike në të cilën ai bën pjesë, si dhe për Reformën Zgjedhore, debatet që janë zhvilluar pa praninë e mediave.

Salianji tha se i është drejtuar deputetëve anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore duke i thënë se përgjatë këtyre dy viteve janë paguar kot, pasi nuk kanë bërë asgjë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se socialistët nuk kanë vullnet për të bërë këtë reformë dhe sipas deputetit është për të ardhur keq si po i përdor Edi Rama deputetët të cilët janë votuar nga demokratët.

 “’Për çfarë e merrni rrogën ju, ju vjen turp’, u kam thënë sepse kanë dy vite, deputetët e PS dhe ata që i shërbejnë atyre që mblidhen për të kërkuar zgjatjen e mandatit të komisionit. Pra të paguhen prapë se 2 vite e kanë marrë rrogën kot pa bërë asnjë punë dhe vijnë aty duke qeshur. Kjo është një sjellje e neveritshme politike.

Ne e dimë që nuk ka vullnet për reformën. Është për të ardhur keq përdorimi që po i bën Edi Rama kolegëve të dalë nga votat e demokratëve lidhur me këtë”, tha Salianji për “News 24”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese